Italia dhe Austria në finale të Evropianit që po mbahet në Prishtinë
BKT
Sport

Italia dhe Austria në finale të Evropianit që po mbahet në Prishtinë

Uran Krasniqi / RTKLive

Italia dhe Austria do të luajnë në finale të Kampionatit Evropian U19 për hendbolliste i cili po mbahet në Prishtinë.

Kjo pasi në gjysmëfinale Italia e ka mposhtur Poloninë, ndërsa Austria Sllovakinë.

Të dyja ndeshjet kanë përfunduar me rezultat shumë të ngushtë, me vetëm nga një gol diferencë. 

Italianet fituan me rezultat 24:23, kurse Austria me rezultat 27:26. 

Të dielën luhet finalja, ndërkaq po të njëjtën ditë Sllovakia luan me Poloninë për vendin e tretë.