Elbert Krasniqi pas lajmeve për hetime: Nuk kam qenë në dijeni
BKT
Lajme

Elbert Krasniqi pas lajmeve për hetime: Nuk kam qenë në dijeni

M.P. / RTKlive

Ministri për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi ka reaguar pas lajmit se është nën hetime nga Task-Forca kundër korrupsionit në kuadër të Policisë së Kosovës. Ai ka thënë se s’ka qenë i informuar e as i ftuar për intervistim nga institucionet.

“Sapo e kuptova nga mediet që qenkam nën hetime. Deri më tani nuk kam qenë në dijeni e as që jam ftuar nga ndonjë institucion hetues”, ka shkruar Krasniqi.

Ai nuk ka folur më tej për rastin, por është shprehur se kjo është hera e parë që komunitetet mbështeten nga Qeveria.

Kujtojmë, se një ditë më parë në medie është raportuar se ministri Krasniqi dhe katër ministra të tjerë të Qeverisë së Kosovës janë duke u hetuar nga Task-Forca për korrupsion.


MË SHUME NGA Lajme