14:22 / 16.07.2023
Kosova fiton prapë nga Lihtenshtajni
Uran Krasniqi / RTKLive
Edhe miqësorja e dytë kundër Lihtenshtajnit i ka takuar Kosovës.
Ndeshja futbollistike e cila është zhvilluar në Kampin Nacional në Hajvali është mbyllur me rezultat 2:0 për vajzat e Kosovës.
Pjesa e parë nuk njohu gol, por Kosova e dominoi lojën që nga fillimi.
Ka qenë minuta e 75-të kur Donjeta Halilaj shënoi me një goditje të saktë nga zona për zhbllokimin e shifrave, derisa pesë minuta më vonë Rrezona Ramadani shënoi për 2:0, që në fund ishte edhe rezultati përfundimtar i kësaj ndeshjeje.
Në ndeshjen e parë Kosova kishte triumfuar me shifrat 4:0























