19:16 / 16.07.2023
Italia fiton Evropianin e Kosovës
Uran Krasniqi / RTKLive
Italia është kampione e Evropianit U19 për hendbolliste të organizuar në Prishtinë.
Kjo pasi në finalen e zhvilluar sot ka fituar ndaj Austrisë. Ndeshja është mbyllur me rezultat 29:21.
Pjesa e parë ishte më e barabartë, ndërsa në të dytën italianet dominuan plotësisht, duke shfaqur nivel të lartë me aksione të bukura dhe mbrojtje shumë të fortë.
Ndryshe, Italia ka shkëlqyer gjatë gjithë kampionatit, ndërsa i ka fituar të gjitha ndeshjet.























