Arthur të Fiorentina, nesër takimi vendimtar
BKT
Sport

Arthur të Fiorentina, nesër takimi vendimtar

F.Bytyqi/RTKLive

Futbollisti i Juventusit, Arthur raportohet se karrierën do ta vazhdojë te Fiorentina, një tjetër skuadër e njohur italian.

Arthur sezonin e fundit ishte pjesë e Liverpoolit në formë huazimi nga Juve, dhe duket se lojtarin e pret një tjetër huazim, por kësaj radhe sipas medieve italiane, tek Fiorentina.

“Juventus dhe Fiorentina do të takohen nesër për të mbyllur marrëveshjen për Arthur. Ai do t'i bashkohet Fiorentinës në formë huazimi me një opsion për të blerë kartonin e lojtarit në fund të sezonit”, shkruajnë mediet italiane.