Arrihet marrëveshja, Musah i thotë “PO” Milanit
BKT
Sport

Arrihet marrëveshja, Musah i thotë “PO” Milanit

F.Bytyqi/RTKLive

AC Milan dhe amerikani i Valencias, Musah raportohet se tashmë kanë arritur marrëveshje.

Musah sipas medieve italiane, do të transferohet tek gjiganti italian, Milan. Amerikani i ka thënë “PO” ofertës së ‘Rossonerëve’.

Musah siç raportohet, me Milanin do të nënshkruajë kontratë pesëvjeçare, derisa lojtari do të përfitojë 2 milionë euro në sezon.

Tashmë Milanit i mbetet të arrijë marrëveshje me Valencian në mënyrë që më pas të zyrtarizohet transferimi i Musah në “San Siro”.

Skuadra nga ‘Mestalla’ thuhet se kërkon 20 milionë euro për amerikanin.