Prezantohet Gundogan: Jam krenar që jam këtu, dua trofe
BKT
Sport

Prezantohet Gundogan: Jam krenar që jam këtu, dua trofe

F.Bytyqi/RTKLive

Tashmë edhe zyrtarisht Ilkay Gundogan është prezantuar te Barcelona.

Ish-futbollisti Manchester Cityt, pak ditë më parë u transferua tek katalonasit, derisa sa sot presidenti Joan Laporta e ka prezantuar mesfushorin gjerman.

Gundogan në fjalën e tij tregoi arsyen pse zgjodhi Barcelonën.

“Që kur isha adoleshent, i kam parë të gjitha ndeshjet e Barçës. Skuadrën e Rijkard, atë të Pep Guardiola. Jam shumë krenar që jam këtu. Dëshiroj të falënderoj të gjithë të pranishmit. Presidentin, zëvendëspresidentin, Alemany Cruyff, i cili luajti një rol shumë të rëndësishëm për mua që të jem këtu. Deco gjithashtu”, tha Gundogan.

Ai thotë se tek ‘Balugranat’ ka ardhur për të ftuar trofe.

“Unë dua të fitoj. Dua të vazhdoj të fitoj dhe kjo është arsyeja pse jam këtu. Kam potencial të madh në këtë klub”, ka theksuar Gundogan.