Tirana, gati për ritmet latine të Ricky Martin
BKT
Magazina

Tirana, gati për ritmet latine të Ricky Martin

atsh

Tirana po bëhet gati për të pritur një tjetër emër ndërkombëtar të muzikës. Riki Martin, do të performojë në sheshin “Skënderbej”, në datën 20 korrik, ndërsa të shumtë janë adhuruesit që mezi po e presin koncertin.

Atmosfera pritet premtuese dhe deri me tani eshte shitur nje numer i madh biletash. Çmimi i tyre nis nga 28 euro deri në 174 euro më e shtrenjta, për vendet pranë skenës.

Kryebashkiaku i Tiranes, Rezart Cenaj, ka deklaruar per mediet se, padyshim qe kjo eshte ngjarja e vitit. Duke qene se Ricky Martin eshte shume i dashur nga publiku shqiptar, ka kerkesa te shumta per bileta, te cilat vazhdojne shiten. Ato gjenden në Backstage, në shesh dhe tek sheshi Italia.

“Nga çfarë kemi parë nga koncerti i kaluar, ka shumë turistë. Ka nga Hollanda, Gjermania, Suedia. Ricky Martin do të performojë me orkestrën e Operas dhe Baletit. Është një promovim shumë i mirë dhe për orkestrën tonë”, tha Cenaj.

Kryebashkiaku i Natës i Tiranës, Rezart Cenaj dha edhe një tjetër lajm të mirë. Ai tha se koncertet me artistë botërore, nuk do të ndalen këtu për kryeqytetin. “Aktivitete të tjera do të ketë, por do i lëmë surprizë. Por do të ketë edhe koncerte të mëdha të tjera të këtij niveli”, tregoi Rezart Cenaj.

Vetëm disa ditë më parë, një atmosferë të jashtëzakonshme e dha këngëtari Enrique Iglesias, i cili solli në në Tiranë edhe shumë fansa të tij nga shumë shtete të tjera.


MË SHUME NGA Magazina