Nesër Kosova-Zvicra, Dardanët: Atdheu thërret
BKT
Sport

Nesër Kosova-Zvicra, Dardanët: Atdheu thërret

F.Bytyqi/RTKLive

Kombëtarja e Kosovës në basketboll, nesër mbrëma nis para-kualifikueset për Eurobasket 2025.

Kosova do të përballet me Zvicrën, njërën ndër sfidat më të vështira, ndeshje kjo që do të luhet në “Sezai Surro” në Prizren.  

Tifo-grupi i Kombëtares sonë ‘Dardanët’ përmes rrjeteve sociale, kanë bërë thirrje për mbështetje të Kosovës në këtë ndeshje.

“Atdheu thërret. Nesër djemtë tanë do të paraqiten në Prizrenin e bukur kundër Zvicrës. Nga ora 19:00 takohemi të gjithë Dardanët tek palestra për t’u pajisur me bileta dhe për të ofruar përkrahje të plotë nga tribunat”, thuhet në njoftimin e Dardanëve.

Pas sfidës me Zvicrën, Kosova do të jetë mysafirë e Danimarkës, më 26 korrik, kurse, më 29 korrik luan ndaj Zvicrës, derisa ndeshja e fundit do të jetë më 5 gusht ndaj Danimarkës. Vetëm vendi i parë kualifikohet tutje.