Ngjarjet e datës 19 korrik
RTKlive
Ngjarjet e datës 19 korrik 2023.
Me rastin e hapjes së korrje-shirjeve, Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, respektivisht Agjencia e Metrologjisë së Kosovës, realizon verifikimin periodik të peshoreve shumëtonëshe. Merr pjesë ministrja Rozeta Hajdari. (Mulliri “Albatros”, fshati Torinë, Lipjan, ora 08:30)
Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes e shqyrton Projektligjin për Agjencinë e Regjistrimit Civil. (Kuvendi i Kosovës, ora 09:30)
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) mban aksionin protestues “Kthimi i trurit apo kapja e Universitetit?”, para Ministrisë së Arsimit lidhur me parregullsitë në avancime akademike dhe ndërhyrjet e grupeve të interesit në Universitetin e Prishtinës. (Para ndërtesës së MAShTI-t, ora 10:00)
KRU “Prishtina”, me asistencën e Policisë së Kosovës, ndërmerr aksion për shkyçje të borxhlinjve në një ndër lagjet më të mëdha të Prishtinës. Nisja bëhet nga zyrat e kompanisë. (Prishtinë, ora 10:00)
Si rezultat i zhvillimeve të fundit, avokati Besnik Berisha, do të mbajë konferencë për media (Prishtinë, ora 10:30)
Bëhet promovimi i dy librave "Gjurmë Poetike" dhe "Këshilla për Jetën" të autorit Islam Musliu (BKUK, ora 12:00)























