18:02 / 19.07.2023
Mehaj:Ngritja e kapaciteteve ushtarake zhvillohet në bashkëpunim me SHBA-në
E. Hoti / RTKlive
Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka deklaruar se është për t`u përshëndetur Projektligji i Senatit Amerikan, i cili parasheh bashkëpunimin e ngushtë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në fushën ushtarake.
Në një postim në Facebook Mehaj ka thënë se sipas këtij projektligji, Ushtria e Kosovës së bashku do të angazhohen në trajnime dhe stërvitje të përbashkëta ushtarake të udhëhequra nga SHBA.
“Ngritja e kapaciteteve tona, shkollimi, trajnimet, misionet dhe operacionet ushtarake, janë zhvilluar dhe do të zhvillohen, gjithnjë në bashkëpunim dhe me mbështetje SHBA-të si partneri ynë strategjik”, ka shkruar Mehaj në Facebook.























