Komisioni i Edukimit miraton projektligjin për Akademinë e Shkencave
BKT
Shqipëri

Komisioni i Edukimit miraton projektligjin për Akademinë e Shkencave

atsh

Komisioni i Edukimit dhe Mjeteve të Informimit Publik votoi sot ndryshimet në ligjin për Akademinë e Shkencave.

Kështu u miratua në komision, vullneti i shprehur nga 53 anëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave, me Vendimin nr. 50, të datës 8 shtator 2022 dhe opinionin mbështetës të datës 7 korrik 2023.

Sipas këtij projektligji, Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj. Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji.

“Dështon bllokimi i paligjshëm i komisionit nga kryetarja e komisionit për të mos lejuar votimin e lirë. Shumica vendos me votë dhe nuk ka nevojë për puçe. Puçe bëhen nga pakicat e dhunshme, duke shkelur parimet bazë të demokracisë. Asambleja e Akademisë së Shkencave i përcakton vetë rregullat e funksionimit të saj, nëpërmjet Ligjit dhe Statutit të saj. Organet drejtuese të ASHSH i zgjedh Asambleja me votë, jo ligji. Ndërhyrje politike është bllokimi me dhunë i vullnetit të Asamblesë, jo votimi e mbështetja e tij”, thuhet në një postim të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, në faqen e saj online.

Në një reagim në rrjetet sociale, kryetarja e këtij komisioni, deputetja e PD-së Flutura Açka e konsideroi një akt antiligjor për t’i zgjatur mandatin Skënder Gjinushit.

“Në të gjitha hallkat e shqyrtimi të projektligjit të sjellë në Kuvend nga kolegët Koçi e Beqiraj, ka pasur shkelje, mospërputhje ligjore, manipulime të dokumentacionit të ardhur nga ASH dhe nonsense që kërkojnë kohën e vet për një produkt cilësor. Nxitimi ka vetëm një qëllim, siç ka edhe ligji vetëm një emër: të shpëtojmë kryetarin e ikur të Akademisë së Shkencave, edhe pse për ta bërë këtë shkelet ligji hapur faqe shqiptarëve”, u shpreh Açka.


MË SHUME NGA Shqipëri