Specialja në pushim veror, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së vazhdon në gusht
BKT
Foto arkiv/ RTKlive
Lajme

Specialja në pushim veror, gjykimi ndaj krerëve të UÇK-së vazhdon në gusht

A.Bela / RTKlive

(E plotësuar, ora 10:25) Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, me përfundimin e dëshmisë së dëshmitarit të 15-të (me kodin 04586), gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit do të rinis më 14 gusht 2023.

Sot dita e fundit e gjykimit në Speciale para pushimit veror

Dita e sotme në Dhomat e Specializuara të Kosovës, në rastin gjyqësorë “Thaçit dhe të tjerët” është e dita e fundit para se të fillojë pushimi veror.

Sipas kalendarit të punës së Dhomave Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, pushimi veror fillon më 24 korrik, ndërsa seancat do të fillojnë më 14 gusht, raporton RTKlive.

Gjatë muajit gusht janë paraparë të mbahen shtatë seanca në rastin gjyqësor “Thaçit dhe të tjerët”, ndërsa në rastin “Shala’, do të mbahen pesë seanca.

Ndryshe dje ka filluar të dëshmojë, dëshmitari i 15-të i ZPS-së i mbrojtur me kodin W04586, ai dëshmon për vdekjen e anëtarit të familjes së tij gjatë periudhës përkatëse. Dëshmitari dje ka dëshmuar përmes videolidhjes.


MË SHUME NGA Lajme