Chukwueze është i Milanit
BKT
Sport

Chukwueze është i Milanit

F.Bytyqi/RTKLive

AC Milan raportohet se tashmë ka arritur marrëveshje me yllin e Villarealit, Chukwueze.

“Rossonerët” prej kohësh janë duke tentuar që të blejnë asin e Villarealit. Mediet italiane të enjten raportojnë se Milani ka arritur marrëveshje personale me Chukwueze.

Milanit tani i mbetet të arrijë akordin me skuadrën spanjolle për transferimin e Chukwueze në “San Siro”, blerje kjo që thuhet se do të kushton 25 milionë euro.

“Milan tashmë ka një marrëveshje me Chukwueze për një pagë prej 4 milionë euro. Klubi është ende duke punuar për të arritur një marrëveshje me Villarreal. Milan dëshiron të finalizojë marrëveshjen për 25 milionë euro”, shkrua mediumi italian “Gazzetta”.