Dukagjini e kalon rrethin e parë të Conference League
Uran Krasniqi / RTKLive
Dukagjini - Rijeka do të jetë njëra nga ndeshjet e rrethit të dytë në kuadër të kualifikimeve për Conference League.
Kjo pasi skuadra nga Klina e ka kaluar rrethin e parë, kur ka mposhtur edhe në përballjen e dytë të enjten skuadrën nga Gjibraltari, Europa Fc.
Ndeshja që është karakterizuar nga ndërprerjet e shumta, ndërhyerjet e ashpra dhe moskursimi i kartonave nga ana e gjyqtarit, është mbyllur me rezultat 2-3 në favor të Dukagjinit.
Ka qenë minuta e njëzet e tretë kur Zulfiu e ka kthyer në gol penalltinë e akorduar.
Pas golit të pranuar nga penalltia vendasit janë kthyer në lojë duke e barazuar rezultatin. Edhe Europa FC ka realizuar përmes penalltisë. Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Quintana është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Nga minuta e njëzet e nëntë të dy skuadrat kanë mbetur me nga dhjetë lojtarë në fushë, pasi Pozo dhe Shabani janë ndëshkuar me të kuq.
Me rezultat të barabartë është mbyllur pjesa e parë.
Dukagjini e ka nisur mirë pjesën e dytë. Ka kaluar prapë në avantazh.
Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Shala ka konkretizuar një aksion i cili paraprakisht është realizuar me një sërë kominimesh të futbollistëve të skuadrës kosovare.
Por pas golit të dytë skuadra kosovare nuk ka pushuar. E ka realizuar edhe golin e tretë. Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur Zulfiu e ka tundur rrjetën nga afërsia.
Pas kësaj Europa FC ia ka dalë që ta zbusë epërsinë. Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur ka realizuar Vera.
Pjesa e mbetur e ndeshjes nuk ka ndryshuar rezultatin.
Gjatë ndeshjes janë dhënë tre kartonë të kuq. Janë përjashtuar Pozo e Heredia nga Europa FC dhe Shabani nga Dukagjini.
Ndeshjet mes Dukagjinit dhe Rijekës do të zhvillohen më 27 korrik dhe 3 gusht.
Europa FC e ngushton rezultatin
Europa FC ia ka dalë që ta zbusë epërsinë e Dukagjinit.
Kur kanë mbetur edhe pak minuta ndeshja është me rezultat 2-3.
Ka qenë minuta e tetëdhjetë e shtatë kur ka realizuar Vera.
Vetëm edhe pak minuta kanë mbetur deri në fund të ndeshjes.
Nga minuta e tetëdhjetë e nëntë vendasit kanë mbetur me nëntë lojtarë, pasi Heredia është nxjerrë jashtë me karton të kuq.
Dukagjini e thellon epërsinë në Gjibraltar
Njëmbëdhjetë minuta para përfundimt të ndeshjes Dukagjini e ka gjetur edhe golin e tretë kundër skuadrës nga Gjibraltari, Europa Fc.
Ka qenë minuta e shtatëdhjetë e nëntë kur Zulfiu e ka tundur rrjetën nga afërsia.
Kur kanë mbetur edhe më pak se dhjetë minuta nga fishkëllima e fundit e arbitrit skuadra nga Klina pret vetëm formalizimin e kalimit në rrethin tjetër të garës.
Dukagjini e nis pjesën e dytë me gol
Dukagjini e ka nisur mirë pjesën e dytë. Ka kaluar prapë në avantazh.
Ka qenë minuta e dyzet e shtatë kur Shala ka konkretizuar një aksion i cili paraprakisht është realizuar me një sërë kominimesh të futbollistëve të skuadrës kosovare.
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth dyzet minuta.
Europa Fc e barazon rezultatin në ndeshjen me Dukagjinin
Nuk ka zgjatur shumë gëzimi i Dukagjinit në Gjibraltar. Pas golit të pranuar nga penalltia vendasit janë kthyer në lojë duke e barazuar rezultatin.
Edhe Europa FC ka realizuar përmes penalltisë. Ka qenë minuta e tridhjetë e tetë kur Quintana është treguar i saktë nga pika e bardhë.
Nga minuta e njëzet e nëntë të dy skuadrat kanë mbetur me nga dhjetë lojtarë në fushë, pasi Pozo dhe Shabani janë ndëshkuar me të kuq
Dukagjini gjen golin e epërsisë ndaj Europa Fc
Dukagjini i Klinës ka gjetur golin në Gjibraltar. Skuadra kosovare po udhëheqë me rezultat 1-0.
Ka qenë minuta e njëzet e tretë kur Zulfiu e ka kthyer në gol penalltinë e akorduar.
Deri te vendimi i gjyqtarit për vendosjen e topit në pikën e bardhë ka ardhur pas një ndërhyerje të palejueshme nga mbrojtja vendase.
Nis ndeshja Europa Fc - Dukagjini
Ka nisur ndeshja Europa Fc - Dukagjini, e cila përket te rrethi i parë kualifikues i Conference League. Ndeshjen e parë në Prishtinë skuadra kosovare e ka fituar me rezultat 2-1.
Për nëntëdhjetë minuta do të sqarohet se kush do të kalojë në rrethin tjetër, ku skuadra fituese do të ndeshet me skuadrën kroate, Rijeka.

Europa FC - Dukagjini, formacionet
Dukagjini luan sonte si mysafir i Europa FC në ndeshjen e dytë të rrethit të parë të Conference League, ku do të përpiqet ta mbrojë fitoren 2-1 të arritur në Prishtinë. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.























