Tirana në rrethin e dytë të Conference League, jo edhe Vllaznia e Egnatia
BKT
Sport

Tirana në rrethin e dytë të Conference League, jo edhe Vllaznia e Egnatia

Uran Krasniqi / RTKLive

Bestikas është kundërshtari i ardhshëm i Tiranës në Conference League. Kjo pasi kur klubi shqiptar ka eliminuar atë gjeorgjian, Dinamo Batumi ka kaluar në rrethin e dytë të kualifikimeve në Conference League.

Skuadra shqiptare, pas ndeshjes së mbyllur baraz në Tiranë, ia ka dalë që të fitojë të enjten në Gjeorgji me rezultat 1-2. 

Ndërsa Egnatia ka pësuar humbje me penallti nga skuadra armene Ararat dhe është eliminuar, pasi ndeshja në kohën e rregullt dhe pas vazhdimeve ishte mbyllur me rezultat të barabartë 4-4.

Gjithashtu garën nuk do ta vazhdojë as Vllaznia e Shkodrës, e cila ani se të enjten ka fituar me rezultat 1-0, fitorja minimale ka qenë e pamjaftueshme për ta çuar përpara, ngase ndeshjen e parë e kishte humbur me rezultat 3-1 nga skuadra irlandeze, Linfield.