Oficeri Dalladaku flet për përvojën e tij në ushtrinë amerikane
BKT
Lajme

Oficeri Dalladaku flet për përvojën e tij në ushtrinë amerikane

M.Miftari/RTKlive

Oficeri i FSK-së, Ylli Dalladaku, i cili javën që shkoi përfundoi me sukses njërin nga kurset më sfiduese në Ushtrinë Amerikane, “Ranger Course”.

Ai në “Lajmet e fundit”, në RTK, ka folur për përvojat dhe rezultatet e larta që ka shënuar kudo që ka marrë pjesë në trajnime e shkollim ushtarak.

Oficeri Dalladaku në fillim foli për përvojën e re në ushtrinë amerikane e që ka zgjatur për 62 ditë, ku  prej 270 ushtarëve kanë përfunduar trajnimin vetëm 55 ushtarë.

Ai sqaroi që në ato ushtrime ushtari testohet përballja në situata lufte dhe lidershipi në kuadër të trupave ushtarake.

“Kam mësuar funksionimin në kushte pa gjumë dhe lidershipi në kushte të tilla, në situatë lufte”, deklaroi Dalladaku në “Lajmet e fundit”.

Ai tregoi sfidat e tij në atë trajnim ku në situata të tilla ka mbajtur vetëm dy orë gjumë brenda 24 orëve, derisa ka kryer shumë aktivitete tjera në kuadër të shumë fazave të kursit, ku ai veçoi si tri më kryesoret, sipas doktrinës amerikane.

Përveç Kosovës, kanë marrë pjesë edhe pjesëtarë nga vendet tjera aleate të SHBA-së.


MË SHUME NGA Lajme