12:32 / 21.07.2023
Vapë në Shqipëri, Rama: Mirënjohje njësive të shërbimit mjekësor
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u ka shprehur mirënjohje stafeve mjekësore, të shumë qyteteve, për shërbimin shembullor në këto ditë të të nxehtit ekstrem që po mbretëron në vend.
“Mirënjohja e qytetarëve për stafet mjekësore të 9 Njësive të Lëvizshme të Asistencës Mjekësore në Tiranë, Durrës, Elbasan, Berat, Gjirokastër, Shkodër, për shërbimin shembullor në këto ditë të të nxehtit ekstrem”, ka shkruar Rama në Facebook.
Kurse ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar, sot, se mbi 20 mijë pushues kanë marrë shërbim shëndetësor në 30 qendrat shëndetësore verore në vend.























