Onana flet si portier i Unitedit: Kam punuar shumë për të ardhur deri këtu
BKT
Sport

Onana flet si portier i Unitedit: Kam punuar shumë për të ardhur deri këtu

F.Bytyqi/RTKLive

Portieri Andre Onana, ka folur për herë të parë si lojtar i Manchester Unitedit.

Ish-portieri i Interit, tashmë është zyrtarizuar tek “Djajtë e Kuq”. 27 vjeçari, i cili me klubin nga “Old Traffordi”, ka nënshkruar kontratën deri në verën e vitit 2028, ka thënë se është nder i jashtëzakonshëm për t’iu bashkuar Man Unitedit. Onana thotë se ka punuar shumë gjatë gjithë jetës për të ardhur tek klubi anglez.

“Të bashkohesh me Manchester United është një nder i jashtëzakonshëm dhe unë kam punuar shumë gjatë gjithë jetës sime për të arritur në këtë moment, duke kapërcyer shumë pengesa gjatë rrugës”, ka thënë Onana.