Kurti pret Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it
F.Sertolli / RTKlive
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me ministrin e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, kanë takuar Sekretarin e Përgjithshëm Ekzekutiv të PES-it (Party of European Socialists and Democrats), Giacomo Filibeck, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në vend, situatën aktuale dhe për qeverisjen social-demokratike në dy vitet e fundit.
Përmes një njoftimi për media, bëhet e ditur se kryeministri e ka njoftuar mysafirin për arritjet kryesore dhe progresin e shënuar në rrafshin e sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik dhe mjedisit demokratik.
“Në takim u fol edhe për rëndësinë e bashkëpunimin ndërpartiak mes partive simotra si dhe atij multilateral në kuadër të organizatave dhe forumeve të partive social-demokrate”, thuhet tutje në njoftim.























