Vdes në moshën 96-vjeçare legjenda e xhazit, Tony Bennett
BKT
Magazina

Vdes në moshën 96-vjeçare legjenda e xhazit, Tony Bennett

atsh

Tony Bennett, djali me zë të mëndafshtë i Astoria-s, i cili fitoi 18 çmime Grammy dhe milionë fansa nga Frank Sinatra te Lady Gaga, ka vdekur në moshën 96-vjeçare.

I lindur në Long Island City, Queens, më 3 gusht 1926, shpesh në krye të klasifikimeve prej shtatë dekadash, ai persormoi nga administrata e Presidentit Harry S. Truman në Shtëpinë e Bardhë të Donald Trump.

Stili unik vokal i Bennett i dha atij një reputacion si këngëtar dhe ai u nderua nga artistë të tjerë të ndryshëm si Barbra Streisand dhe Bono.

Miku i tij i vjetër Sinatra e shpalli atë kampion. Bennett i lindur në Queens fitoi Grammy-në e tij të parë në vitin 1962, duke fituar tre çmime për këngën e tij “I Left My Heart in San Francisco”

Pesëdhjetë e tre vjet më vonë, Bennett fitoi Grammy-në e tij të 18-të dhe të fundit për “The Silver Lining: The Songs of Jerome Kern” për të përfunduar një seri me rëndësi të dukshme muzikore. 


MË SHUME NGA Magazina