Osmani dhe Guérot flasin për zhvillimet në vend dhe dialogun Kosovë-Serbi
F.Sertolli / RTKlive
Presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar një takim pune me ambasadorin e Francës në Kosovë, Olivier Guérot, ku u diskutua për zhvillimet e fundit në vend dhe dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Në një njoftim për media thuhet se presidentja Osmani nënvizoi nevojën e zbatimit të plotë të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit.
“Në takim u diskutua edhe për vazhdimin e bashkërendimit me partnerët rreth qëllimit të përbashkët për shtensionimin e situatës në veri të vendit”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se presidentja Osmani shprehu gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë mes Kosovës dhe aleatëve të saj për ta arritur fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës.
Ajo vlerësoi raportet me Francën dhe konfirmoi partneritetin dhe bashkëpunimin në të ardhmen, i cili i shërben ruajtjes së paqes, sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në vend e rajon.























