21:04 / 21.07.2023
Lazio përforocohet me futbollistin që ia shënoi Real Madridit katër gola
Uran Krasniqi / RTKLive
Lazio ka nënshkruar me sulmuesin argjentinas Taty Castellanos duke e transferuar atë nga klubi i Major League Soccer, New York City FC.
Njoftimi është bërë të premten nga klubi i Serisë A.
Lazio nuk ka dhënë detaje të kontratës, por sipas mediave italiane, bëhet fjalë për një kontratë pesëvjeçare ku vlera e paguar për transferimin e futbollistit sillet rreth 20 milionë euro.
Castellanos në edicionin e kaluar ishte pjesë e Girona te La Liga, ku në tridhjetë e shtatë ndeshje ia doli që t'i realizojë katërmbëdhjetë gola, katër prej tyre kundër Real Madridit, duke bërë që skuadra e tij ta fitonte atë ndeshje me rezultat 4-2.























