Tragjedi në liqenin Banjës, mbytet babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre
BKT
Shqipëri

Tragjedi në liqenin Banjës, mbytet babai me dy djemtë dhe kushëriri i tyre

rtsh.al

Një tragjedi e vërtetë ka ndodhur në Liqenin e Hidrocentralit  të Banjës pas diten e së premtes. Sipas policisë katër persona janë mbytur ndërsa ishin futur për t`u larë në liqen. Ata janë identifikuar si A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç. 

Në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

Grupi hetimor ka gjetur në buzë të liqenit dy motoçikleta, tre celularë dhe teshat e trupit.

Në drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor vijon punën në vendngjarje për sqarimin  dhe dokumentimin  e plotë të rrethanave të ngjarjes.'- njofton policia.

Një ngjarje e ngjashme ndodhi pak ditë më parë në plazhin e Vilë Bashtovës, ku u mbytën babai me dy djemtë e mitur. 


MË SHUME NGA Shqipëri