Lukaku provon sërish, por dhoma e zhveshjes së Interit thotë “jo”
RTSH
Romelu Lukaku është rikthyer për të trokitur në dyert e Interit, por ai mori të njëjtën përgjigje përfundimtare: nuk ka më vend për manovrim për rikthimin e tij te zikaltërit.
Përveç Steven Zhang, në fakt edhe dhoma e zhveshjes është kundër faljes së sulmuesit belg, i cili fillimisht u betua për dashuri dhe më pas flirtoi me armikun e madh, Juventusin.
Sipas asaj që thuhet nga Gazzetta, Lautaro Martinez ishte më i zhgënjyeri nga sjellja e Big Rom.
“Toro” dhe disa tashmë ish-shokët e skuadrës tentuan të kontaktojnë me telefon Lukakun në ditët e nxehta të bisedimeve, por nuk morën përgjigje.
Me pak fjalë, kufiri është kaluar dhe për këtë arsye nuk do të ketë rihapje nga askush te Interi. As përballë tentativave të reja, as përballë një ndryshimi kursi edhe nga nëna Adolphine, e cila ka shtyrë largimin e tij nga Interi.
Lukaku e gjen veten të vetëm dhe ndoshta të braktisur nga të gjithë, për fajet e tij për të cilat do të duhet të reflektojë në të ardhmen. Ndoshta në parajsën e artë të Arabisë Saudite.























