Rama: Në Durrës, pasagjerë nga Australia, Meksika, Kanadaja dhe Amerika
BKT
Shqipëri

Rama: Në Durrës, pasagjerë nga Australia, Meksika, Kanadaja dhe Amerika

N.M. /RTRKlive

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vazhduar me prezantimin e bukurive natyrore dhe të trashëgimisë kulturore të vendit, i cili po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve të huaj.

Rama, në një postim në Facebook, ka postuar foto të krocerës së ankoruar në portin e Durrësit, ai bëri të ditur se pasagjerët e saj janë nga Australia, Meksika, Kanadaja dhe Amerika.

“Sot në Durrës, pasagjerët nga Australia, Meksika, Kanadaja dhe Amerika. Pushime të bukura!”, shkruan Rama në rrjetet sociale.

Ai më vonë ka bërë edhe një postim, ku përmes fotove e ka prezantuar bukuritë e plazhit Darëzezës, në Fier.

Sipas raportit të publikuar nga INSTAT, numri i shtetasve të huaj që vizituan Shqipërinë gjatë 5-mujorit të parë të këtij viti është 2.389.899, ky numër është rritur me 42.5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2022.


MË SHUME NGA Shqipëri