Krasniqi: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik
BKT
Lajme

Krasniqi: Shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik

E. Hoti / RTKlive

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në 13 vjetorin e vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për pavarësinë e Kosovës ka deklaruar se sot duhet të kujtohet dhe nderohet sakrifica e madhe ndër breza e popullit dhe lufta e shenjtë e çlirimtare e UÇK-së.

Krasniqi në një postim në Facebook ka shkruar se si sot, 13 vjet më parë, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë konstatoi se Shpallja e Pavarësisë së Kosovës nuk ka shkelur të drejtën ndërkombëtare.

“Me vullnetin dhe përpjekjen për shtetformim të një lidershipi vizionar, në koordinim me miq e aleatë e jo kundër tyre, me dashuri e përkushtim për të ardhmen e sigurt të fëmijëve tanë dhe jo duke e rrezikuar atë - shpallja e pavarësisë është suksesi ynë më i madh historik. Prandaj, edhe sot, kujtojmë dhe nderojmë sakrificën e madhe ndër breza të popullit tonë dhe luftën e shenjtë e çlirimtare të UÇK-së”, ka shkruar ai.

Krasniqi ka thënë se është krenar, sot e përjetësisht, me shtetin dhe qytetarët liridashës.


MË SHUME NGA Lajme