Klinaku nga Haga: Këtu do duhej ta kishin vendin pushtuesit serbë
BKT
Lajme

Klinaku nga Haga: Këtu do duhej ta kishin vendin pushtuesit serbë

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Faton Klinaku, ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën dhee Kadri Veselin, të cilët po mbahen në Hagë.

Përmes një postimi të bërë në Facebook, ai ka thënë se në burg e kanë vendin pushtuesit serbë që kanë kryer krime e masakra ndaj popullit shqiptar.

Klinaku ka bërë të ditur se ka vizituar Jakup Krasniqin, Salih Mustafën, Rexhep Selimin, Pjetër Shalën e Kadri Veselin, ndërsa ka thënë se të dielën vizitat do t’i vazhdojë me Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Hashim Thaçin.

“Shokët këtu i kanë kushtuar jetën e tyre atdheut. Janë më të fortë se kurrë përball këtyre sfidave dhe padrejtësive. Kanë shumë vizitorë nga Kosova e vende të ndryshme të botës, sepse populli i respekton si çlirimtarë”, ka shkruar ai. 


MË SHUME NGA Lajme