10:09 / 23.07.2023
Klopp i befasuar me Mac Allister dhe Szoboszlai
F.Bytyqi/RTKLive
Menaxheri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, është i befasuar me atë që ka parë nga dy përforcimet e kësaj verë, Alexis Mac Allister dhe Dominik Szoboszlai.
Strategu gjerman shprehet tejet i kënaqur me dyshen e re të mesfushës.
“Ata janë plotësisht lojtarë të ndryshëm, por është shumë mirë që i kemi. Fuqia fizike e Dom-it është thjesht impresionuese, e kam shikuar në televizor dhe ai është rritur gjatë këtyre dy viteve. Atlet i vërtetë. Shpejtësi, teknikisht shumë i mirë, me pamje të shkëlqyera, dhe njohje të mirë të fushës”, tha Klopp.
"Pastaj kemi Alexis-in që e qetëson gjithçka në mënyrën më të mirë të futbollit. Ka një sy të shkëlqyeshëm për situatat në lojë. Jemi plotësisht të kënaqur me këta dy djem”, ka theksuar gjermani.























