Rrogozhina voton sot për zgjedhjen e kryebashkiakut
BKT
Shqipëri

Rrogozhina voton sot për zgjedhjen e kryebashkiakut

ATSH

Qytetarët e Rrogozhinës u drejtohen sërish sot, kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri. Janë mbi 32 mijë qytetarë me të drejtë vote, të cilët do t’u drejtohen qendrave të votimit nga ora 07:00 deri në 19:00 të mbrëmjes.

Në qendrat e votimit do të ketë një kuti votimi dhe zgjedhësit do të votojnë në një fletë.

Për kreun e bashkisë Rrogozhinë garojnë kandidati i Partisë Socialiste, Edison Memolla dhe kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Shkëlqim Hoxha.

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi vendosi këtë datë për mbajtjen e zgjedhjeve, pasi Kolegji Zgjedhor pranoi ripërseritjen e zgjedhjeve në Rrogozhinë.

KQZ pranoi kërkesën për rinumërim dhe nga hapja e kutive diferenca e Memollës me kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Shkëlqim Hoxha u ngushtua nga 30, në 21 vota.


MË SHUME NGA Shqipëri