Felix, zëvendësues i Mbappe-s te PSG-ja?
F.Bytyqi/RTKLive
Sulmuesi i Atletico Madridit, Joao Felix raportohet se do mund të jetë zëvendësuesi i Kylian Mbappe-s te PSG-ja.
E ardhmja e Mbappe-s tek kampionët në fuqi të Francës ende është në dilemë.
Sulmuesi francez nuk është ftuar nga PSG-ja për përgatitjet në Japoni, dhe duket se lojtari është afër largimit nga Parisi.
Real Madridi është opsioni më i mundshëm për Mbappe-n, derisa situatën e francezit është duke e vëzhguar edhe Chelsea, por pa harruar edhe mega-ofertën nga Arabia Saudite në vlerë prej 400 milionë eurosh.
Sipas medieve të huaja, Felix shihet alternative mundshme për të zëvendësuar Mbappe-n.
Trajneri i ri i parisienëve, Luis Enrique thuhet se pëlqen portugezin, i cili më kënaqësi do të transferonte reprezentuesin e Portugalisë në ‘Parkun e Princave’.
Ndryshe, Felix pak ditë më parë deklaroi se “Barcelona është skuadra e ëndrrave të tij”.























