Isco në Sociedad?
BKT
Sport

Isco në Sociedad?

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi spanjoll, Real Sociedad ka bërë hapin e parë në rrugën për të blerë Isco-n.

Sociedad, sipas medieve spanjolle, synon të blejë Isco-n pas konfirmimit se David Silva ka pësuar një lëndim gjatë stërvitjes këtë javë.

Isco ende është pa klub pas largimit nga Sevilla. Mesfushori spanjoll ditë më parë deklasoi “se është i gatshëm për t’u rikthyer në aksion”.

Sociedad thuhet se ka kontaktuar agjentin e Isco-s për të shikuar mundësinë e transferimit të spanjollit, dhe siç raportohet, reagimi i parë nga kampi i Isco-s është pozitiv.