PSG rikthehet kah Hojlund, danezi preferon Man Unitedin
BKT
Sport

PSG rikthehet kah Hojlund, danezi preferon Man Unitedin

F.Bytyqi/RTKLive

Klubi francez, PSG raportohet se nuk është tërhequr nga gara për sulmuesin e Atalantës, Rasmus Hojlund.

Danezi prej kohësh cak i Manchester Unitedit, por sipas medieve të huaja, tashmë edhe PSG është rikthyer në garë për yllin e Atalantës.

Por Hojlund thuhet se preferon Manchester United. “Sportitalia” të dielën shkruan se danezi po pret ofertën e re të “Djajve të Kuq”.

Ndërkohë, siç raportohet, PSG e sheh Hojlund-in zëvendësues të Kylian Mbappe, ky i fundit tashmë është nxjerr në shitje nga parisienët.