Pochettino i lumtur me Colwill: Ai nuk shitet
BKT
Sport

Pochettino i lumtur me Colwill: Ai nuk shitet

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Chelseas, Mauricio Pochettino, e ka përjashtuar mundësinë e shitjes së Levi Colwill.

Mbrojtësi është i lidhur me rikthimin në Brighton, ku sezonin e fundit luajti në formë huazimi.

Pas fitores ndaj Seagulls në Philadelphia, Pochettino tha se Colwill nuk do të shitet.

“Ai është lojtar i joni”, tha Pochettino.

"Jam shumë i lumtur më të. Ai mund të jetë një nga mbrojtësit më të mëdhenj në Angli”, ka theksuar strategu argjentinas.