Një autobus përfshihet nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Podujevë|Video
BKT
Foto: Fitim Avdullahu/RTK
Lajme

Një autobus përfshihet nga zjarri në magjistralen Prishtinë-Podujevë|Video

Edina Avdiu /RTK

Në magjistralen Prishtinë-Podujevë, saktësisht në fshatin Besi, një autobus u përfshi nga zjarri.

Sot rreth orës 16:30, është raportuar se në rrugën Prishtinë -Podujevë, një autobus është përfshirë nga zjarri, i cili  është dëmtuar tërësisht.

“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu edhe zjarrfikësit, të cilët kanë lokalizuar zjarrin”, ka njoftuar për RTK-në, Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Nuk raportohet për persona të lënduar. 

Bëhet e ditur se policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë ngjarjen.

 

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme