10:29 / 24.07.2023
Sveçla e Bala vizitojnë sot kufirin Kosovë – Shqipëri
M.P. / RTKlive
Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla së bashku me ministrin e Brendshëm të Shqipërisë, Taulant Balla, sot, do të vizitojnë kufirin Kosovë – Shqipëri.
“Ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Kosovës, Xhelal Sveçla, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Taulant Balla, do të vizitojnë pikën e përbashkët të kalimit kufitarë në mes Kosovës dhe Shqipërisë në Verimicë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Vizita do të realizohet në orën 13:00.























