11:36 / 24.07.2023
Goretzka: Jam shumë i lumtur në Bayern
B. H. | RTKlive
Futbollisti i Bayern Munichut, Leon Goretzka, i ka dhënë fund të gjitha spekulimeve për një transferim te Manchester United, duke shprehur dashurinë e tij për klubin bavarez.
“Nuk dua të largohem, e dua këtë klub, i dua këta tifozë, e dua këtë qytet. Jam gati të punoj para sezonit të ri dhe të fitoj tituj”, tha Gorecka për Sky Sports Germany.
Mediat angleze kanë pohuar se Erik Ten Hag e dëshiron Goretzkën si një prej përforcimeve të kësaj vere, por duket se futbollisti e ka një plan të qartë për t'u përshtatur në skuadrën e re të Thomas Tuchelit.























