18:40 / 25.07.2023
Rreth 450 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës
Sh.G. /RTK
Ka vazhduar edhe sot aktiviteti “Bashkatdhetarët në Kuvend”, me interesim të madh për vizitë në ambientet e brendshme të kuvendit.
“Në ditën e dytë të dyerve të hapura, rreth 280 bashkatdhetarë qëndruan për vizitë në Kuvend, duke takuar dhe bashkëbiseduar me deputetë, si dhe duke u njohur nga afër më punën dhe veprimtarinë e Kuvendit të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Gjithsej në dy ditët e aktivitetit Kuvendi u vizitua nga mbi 450 bashkatdhetarë, me banim në shtete të ndryshme të botës.



























