Ballkani bën hap të madh drejt rrethit të tretë në Conference League
BKT
Sport

Ballkani bën hap të madh drejt rrethit të tretë në Conference League

Uran Krasniqi / RTKLive

Ballkani ka bërë një hap të madh drejt rrethit të tretë të Conference League.

Në ndeshjen e zhvilluar të martën në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë ka fituar ndaj kampionit të Irlandës së Veriut, Larne.

Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.  

Skuadra suharekase e ka gjetur epërsinë pas vetëm njëzet minutash lojë. 

Ka qenë minuta e njëzet e gjashtë kur Rrahmani është treguar i saktë nga pika e bardhë. 

Deri te akordimi i penalltisë ka ardhur pasi një minutë më herët brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit është penguar Nazmi Gripshi.

Pas vetëm pak minutash ka ardhur edhe goli tjetër. Ka qenë minuta e tridhjetëe tretë kur Kryeziu ka realizuar. 

Me këtë rezultat është mbyllur pjesa e parë. 

Në pjesën e dytë është shënuar edhe goli i tretë. Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e shtatë kur Gripshi ka realizuar.

Me këtë rezultat është mbyllur ndeshja. 

Ndeshja e dytë mes Ballkanit dhe Larnes pritet të zhvillohet pas një jave në Irlandë të Veriut. 

Po qe se Ballkani e kalon këtë kundërshtar pastaj në rrethin tjetër do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red.

 

Ballkani e shënon edhe golin e tretë

Ballkani e ka trefishuar epërsinë kundër kampionit të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë eliminator të Conference League.

Momentalisht rezultati në stadiumin "Fadil Vokrri" është 3-0. 
Ka qenë minuta e gjashtëdhjetë e shtatë kur Gripshi ka realizuar.
Paraprakisht skuadrës nga Suhareka i është anuluar një gol për pozitë jashtë loje. 
Deri në fund të ndeshjes kanë mbetur edhe rreth njëzet minuta. Ballkani dyfishon epërsinë ndaj Larnes

Ballkani ka rritur epërsinë kundër kampionit të Irlandës së Veriut, në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë eliminator të Conference League.

Momentalisht rezultati në stadiumin "Fadil Vokrri" është 2-0. 

Ka qenë minuta e tridhjetëe tretë kur Kryeziu ka realizuar. 
Vetëm pak minuta më parë kishte shënuar golin e parë Rrahmani. 
Edhe pse skuadra kosovare gjendet në epërsi, ndeshja ka edhe dyzet e pesë minuta. 

Ballkani gjen epërsinë kundër Larnes

Ballkani ka gjetur epërsinë kundër kampionit të Irlandës së Veriut, Larne në ndeshjen e vlefshme për rrethin e dytë eliminator të Conference League.

Ka qenë minuta e njëzet e gjashtë kur Rrahmani është treguar i saktë nga pika e bardhë. 

Deri te akordimi i penalltisë ka ardhur pasi një minutë më herët brenda zonës së gjashtëmbëdhjetë metërshit është penguar Nazmi Gripshi.

Megjithatë deri në përfundim të ndeshjes kanë mbetur edhe gjashtëdhjetë minuta.  

 

Nis ndeshja Ballkani - Larne

Ka nisur ndeshja e Ballkanit me kampionin e Irlandës së Veriut, Larne, e cila përket te rrethi i dytë i eliminatoreve të Conference League.

Ballkani paraprakisht ka garuar në Champions League po është eliminuar nga kampioni i Bullgarisë, Ludogorets. 

Ndeshja e dytë mes Ballkanit dhe Larnes pritet të zhvillohet pas një jave në Irlandë të Veriut. 

Po qe se Ballkani e kalon këtë kundërshtar pastaj në rrethin tjetër do të përballet me skuadrën nga Gjibraltari, Lincoln Red. 

Ballkani - Larne, formacionet

Pas eliminimit nga Ludogorets në Champions League, Ballkani e nis fushatën kualifikuese në Conference League, ku sonte ndeshet me kampionin e Irlandës së Veriut, Larne. Tashmë janë publikuar edhe formacionet zyrtare.

No description available.