06:00 / 26.07.2023
Szunyog pa praninë e mediave në Komisionin për Punë të Jashtme
E.Osmani &A.Bela/ RTK
(E plotësuar, ora 10:10) Ka nisur takimi në mes të anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me shefin e BE-së, Tomas Szunyog. Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Szunyog raporton në Komisionin për Punë të Jashtme
Përfaqësuesi Special i BE-së për Kosovën, Tomáš Szunyog, sot do të ketë një takim në takim në Komisionin për Punë të Jashtme dhe Diasporë të Kuvendit të Kosovës.
Takimi do të fillojë në ora 10:00 dhe nuk janë bërë të ditura temat që do të jenë mes Szunyog dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, raporton RTKlive.
Ndryshe ditë më parë Këshilli i BE-së ka zgjatur mandatin e Përfaqësuesit Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szuyog, deri më 31 gusht 2024.























