Szunyog: Masat e ndërmarra nga BE për Kosovën janë të pandryshuara
BKT
Lajme

Szunyog: Masat e ndërmarra nga BE për Kosovën janë të pandryshuara

M.Miftari/RTKlive

Nuk ka sanksione, por masa të ndërmarra nga vendet e BE-së, të cilat janë marrë më 3 dhe 30 qershor e që mbeten ende në fuqi, tha ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog, pas takimit me  anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë, në një konferencë me gazetarë.

“Sërish mund të them se nuk kemi sanksione, por nëse mendoni për masat e ndërmarra nga BE,  janë po ato të 3 qershorit dhe mund të rikonfirmoj qëndrimet e shteteve anëtare të KE-së të 30 qershorit që janë të pandryshuara”, deklaroi para mediave ambasadori i BE-së Tomáš Szunyog.

Derisa në pyetjen lidhur me raportet e tanishme mes BE-së dhe Qeverisë së Kosovës, ambasadori i BE-së tha se qëndrimet janë të pandryshuara.


MË SHUME NGA Lajme