“Shtatë vite të mrekullueshme”, Pep Guardiola falënderon Gundoganin
BKT
Sport

“Shtatë vite të mrekullueshme”, Pep Guardiola falënderon Gundoganin

F.Bytyqi/RTKLive

Trajneri i Manchester Cityt Pep Guardiola e ka falënderuar dhe uruar suksese mesfushorit Ilkay Gundogan te Barcelona.

Gjermani vendosi të largohet nga kampioni i Anglisë, për të nënshkruar kontratë për tre vite te katalunasit.

Guardiola që provoi deri në fund ta bind Gundoganin për të mos u larguar, i ka uruar suksese lojtarit te klubi i ri.

“Çfarë mund të them, ishin shtatë vite të pabesueshme së bashku. Nuk kam fjalë për ta treguar falënderimin tim ndaj tij. I uroj më të mirat në sfidën e jetës”.

“Barcelona ka blerë një lojtar fantastik, por kjo është jeta. Të gjithë kanë sfida tjera. Provuam ta bindim, por nuk ia arritëm”.

“I uroj më të mirat”, nënvizoi tekniku katalunas.

Guardiola gjithashtu u pyet se kush do të jetë kapiteni i ri i Man Cityt pas largimit të Gundoganit, duke treguar se kjo do të vendoset para fillimit të sezonit.

“Votat do të hidhen sapo të kthehemi në Mançester, ndoshta më 31 korrik, kur skuadra do të kompletohet”.

“Do të flasa me të gjithë kapitenët dhe ata do të vendosin”.