Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve në veri, të papranueshme
BKT
Lajme

Haradinaj: Kërcënimet ndaj policëve në veri, të papranueshme

SH.Ç/RTKlive

Kryetari i AAK-së, Ramuish Haradinaj ka reaguar ndaj presioneve dhe kërcënimeve po i bëhen pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri.

“Presionet dhe kërcënimet ndaj pjesëtarëve të komunitetit serb dhe komuniteteve tjera në veri, që janë bërë pjesë e Policisë së Kosovës, janë të papranueshme dhe përpjekje për të sabotuar depërshkallëzimin dhe qetësimin e situatës”, ka thënë Haradinaj.

Sipas tij, pjesëtarët e komuniteteve pakicë, përfshirë këtu edhe serbët, duhet të lejohen të lirë në realizimin e të drejtave të tyre qytetare.

“Qytetarët serbë dhe çdo pjesëtar i komuniteteve pakicë duhet ta konsiderojnë Kosovën si atdheun e tyre dhe të integrohen plotësisht në institucionet e Kosovës!”, ka theksuar ai.


MË SHUME NGA Lajme