16:45 / 26.07.2023
Edi Rama shkarkon ministren e Financave, Delina Ibrahimaj
M.P. / RTKlive
Është shkarkuar ministrja e Financave në Shqipëri, Delina Ibrahimaj. Lajmin e kanë bërë të ditur mediat shqiptare, teksa vendimi është marrë pak para mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste.
Ibrahimaj ka qenë në krye të detyrës që nga shtatori i vitit 2021. Para kësaj pozite ka qenë Drejtore e Përgjithshme e Tatimeve. Nga viti 2016 deri 2019 ka udhëhequr Institutin e Statistikave dhe për një vit ka qenë koordinatore për Çështjet Financiare dhe Ekonomike në Kryeministri.
Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste pritet të mbajë mbledhje sot duke filluar nga ora 17:30.























