Henderson shihet duke stërvitur me Al Ettifaq
BKT
Sport

Henderson shihet duke stërvitur me Al Ettifaq

Uran Krasniqi/RTKLive

Se Jordan Henderson karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite duket tashmë punë e kryer.

 Mesfushori është parë duke u stërvitur me lojtarët e Al-Ettifaq në kampin parasezonal në Kroaci.

Sipas mediave, Henderson së shpejti pritet të nënshkruajë zyrtarisht një transferim te Al-Ettifaq, skuadra që drejtohet nga legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard.

Reprezentuesit anglez i kishin mbetur edhe dy vjet në kontratën e tij në "Anfield".

Ai iu bashkua Liverpoolit në vitin 2011, u bë kapiten në vitin 2015 dhe gjatë qëndrimit dymbëdhjetë vjeçar me "Reds" fitoi çdo trofe të mundshëm.