Danimarka mposht Kosovën
BKT
Sport

Danimarka mposht Kosovën

Uran Krasniqi/RTKLive

Kosova e basketbollit nuk ka qenë në gjendje ta përsërisë suksesin e paraqitjes me Zvicrën edhe kundër Danimarkës. 

Në ndeshjen e zhvilluar të mërkurën është mposhtur, ani se me një diferencë jo të madhe.  
Ndeshja është mbyllur me rezultat 82:75 (27:16, 17:27, 25:22, 13:10).
Gjatë tërë pjesës së parë vendasit kanë qenë në epërsi goxha të madhe, por në fund të pjesës së parë "Dardanët"  kanë ngushtuar shifrat në 44:43.
Momenti kur Kosova ka kaluar në avantazh për herë të parë ka qenë perioda e tretë. 
Por pastaj largimi Lis Shoshi dhe Dardan Kapiti kanë lënë  tapetin për shkak të gabimeve personale dhe danezët e kanë  shfrytëzuar, duke bërë që ndeshja në fund të mbyllet me rezultat 82:75.
Dominic Artis me 23 pikë, Dardan Berisha me 13, Erjon Kasatri me dhjetë e Drilon Hajrizi me nëntë, janë dalluar te Kosova. 
Ndeshjen e ardhshme "Dardanët" e zhvillojnë kundër Zvicrës më 29 korrik në Fribourg. 

Në fushatën për Eurobasket 2025 deri më tash Kosova ka një fitore e një humbje.