Ndërroi jetë këngëtarja e njohur irlandeze Sinéad O`Connor
BKT
Magazina

Ndërroi jetë këngëtarja e njohur irlandeze Sinéad O`Connor

RTKlive / BBC

Këngëtarja dhe aktivistja irlandeze Sinéad O`Connor ka vdekur në moshën 56-vjeçare. Në një deklaratë, familja e këngëtares tha: “Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të Sinéad-it tonë të dashur”.

Ajo ishte më e njohur për këngën e saj Nothing Compares 2 U, e lansuar në vitin 1990, e cila arriti të jetë numër një në top-lista në mbarë botën.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar i bëri homazhe asaj, duke thënë se muzika e saj "u pëlqye në mbarë botën dhe talenti i saj ishte i pakrahasueshëm".

Sinéad O'Connor publikoi albumin e saj të parë të vlerësuar nga kritikët “The Lion And The Cobra” në vitin 1987, i cili hyri në top 40 në Mbretërinë e Bashkuar dhe SHBA.

O'Connor, e cila ishte e hapur në pikëpamjet e saj sociale dhe politike, lansoi 10 albume në studio midis viteve 1987 dhe 2014.

Në vitin 1992, një nga ngjarjet më të shquara të karrierës së saj ndodhi kur ajo grisi një foto të Papa Gjon Palit II në shfaqjen televizive amerikane ‘Saturday Night Live’, ku ajo ishte interpretuesja e ftuar.

Pas performancës akapela të “Bob Marley's War”, ajo shikoi kamerën dhe tha "luftoni armikun e vërtetë", një protestë kundër Kishës Katolike.

Veprimi i saj rezultoi në ndalimin e saj të përjetshëm nga transmetuesi NBC dhe protesta kundër saj në SHBA, ku u shkatërruan kopjet e regjistrimeve të saj në “Times Square” të Nju Jorkut.

"Nuk më vjen keq që e bëra. Ishte e shkëlqyer," tha ajo në një intervistë me “New York Times” në vitin 2021.

Duke u konvertuar në fenë islame në vitin 2018, këngëtarja nga Dublini ndryshoi emrin e saj në Shuhada, por vazhdoi të performonte me emrin e saj të lindjes.

Djali 17-vjeçar i O'Connor, Shane, vdiq vitin e kaluar, disa ditë pasi u raportua i zhdukur.

Duke shkruar në mediat sociale pas vdekjes së tij, ajo tha se ai "kishte vendosur t'i jepte fund luftës së tij tokësore" dhe kërkoi që "askush të mos e ndjekë shembullin e tij".

Këngëtarja më vonë anuloi të gjitha performancat e ardhshme live për pjesën tjetër të vitit 2022 për shkak të "dhimbjes së saj të vazhdueshme" pas vdekjes së djalit të saj.


MË SHUME NGA Magazina