Malcom bashkohet me Al-Hilal
BKT
Sport

Malcom bashkohet me Al-Hilal

Uran Krasniqi / RTKLive

Braziliani Malcom karrierën do ta vazhdojë te Al-Hilal i Arabisë Saudite.

Anësori i është bashkuar Al-Hilal nga skuadra ruse Zenit Shën Petersburg dhe njoftimi është bërë nga klubi saudit. 

"Mirë se erdhe Malcom", ka shkruar Al-Hilal në rrjetet sociale.

Detajet nuk janë bërë të ditura, por javën e kaluar shefi ekzekutiv i Zenit, Alexandr Medvedev ka treguar se skuadra arabe kishte shprehur gatishmërinë që të paguajë 60 milionë euro për transferimin.