FSK dhe Iowa me aktivitete të përbashkëta
V.Th. RTKlive
Përmes një postimi në Facebook, ministri i Forcës së Sigurisë, Armend Mehaj njofton se Forca e Sigurisë së Kosovës në kuadër të partneritetit me Gardën Kombëtare të Iowa, ishte pjesë në Ditën e Vizitoreve të Shquar (Distinguished Visitors Day) e JRTC (Joint Readiness Training Center) Training Rotation, Fort Johnson, Louisiana, ShBA.
Pjesë e njësive të Gardës Kombëtare të Iowa-s, ishin edhe gjashtë pjesëtar të Regjimentit të parë të Forcave Tokësore (R1K), të cilët ndanë përvojat e tyre në këtë aktivitet të rëndësishëm të Ushtrisë Amerikane.
Sipas njoftimit R1K është i binjakëzuar me Batalionin 133 te Këmbësorisë së Gardës Kombëtare të Iowa-a, që nga viti 2022 dhe deri me tani janë realizuar aktivitete të ndryshme ushtarake në të dyja vendet.
Ndryshe para tri ditësh ka filluar stërvitja ushtarake bazë për rekrutë, për të cilën rreth trajtimit të karakterit luftarak për rekrutet e rinj, kujdeset Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes.
























