Dardanët e rinj mundën nga Qipro, sfidojnë Andorrën për vendin e tretë
BKT
Sport

Dardanët e rinj mundën nga Qipro, sfidojnë Andorrën për vendin e tretë

RTKLive

Kosova U16M është mposhtur nga Qipro në gjysmëfinale me rezultat 49:74 (9:28, 7:25, 15:10, 18:11).

Kjo është humbja e parë për Dardanët në Kampionatin Evropian, Divizioni C, që po zhvillohet në Prishtinë.

Tani Dardanët do të luajnë për vendin e tretë kundër Andorrës nga ora 17:30, kurse finalja zhvillohet ndërmjet Qipros dhe Azerbajxhanit.

 Mal Tusuni shënoi 12 pikë për Kosovën, kurse nga dhjetë shënuan Lis Binishi dhe Ben Basha.

Në gjysmëfinalen e parë fitore ka shënuar Azerbajxhani ndaj Andorrës me rezultat 87:64.

 Gjatë ditës janë zhvilluar edhe ndeshjet për vendin pesë deri nëntë, ku Armenia ka fituar bindshëm ndaj Maltës me shifrat 93:36, ndërsa fitore arriti edhe San Marino ndaj Gjibraltarit 65:48.